Ttrajneri i Francës merr vendimin për yllin e Realit

- Bota Sot

Ttrajneri i Francës merr vendimin për yllin e Realit

Mbappe do të rikthehet te kombëtarja e Francës pas një mungese prej 6 muajsh.

Trajneri Deshamp e ka pjesë të 24 lojtarëve të përzgjedhur, për të luajtur kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve.

26-vjeçari i Realit nuk ishte përfshirë me skuadrën në tetorin dhe nëntorin e kaluar. Dhe pse u tha se nuk ishte në gjendjen e duhur fizike, mungesa e tij u lidh dhe me mungesën e dëshirës, për të luajtur në atë fazë të Ligës së Kombeve.

Mbape do të jetë sërish kapiten, pasi vetë Deshamp e zbuloi. “Kam folur me të, e kam thënë, ai do të jetë kapiteni. Nuk dua të futem në më tepër detaje. Kilian e di, dhe është shumë mirë që ka detyrime.

Do të jetë i pranishëm në dy konferencat për shtyp që do kemi”, u shpreh trajneri i Francës.

Ndeshjet me Kroacinë do të luhen më 20 dhe 23 mars. Pas thuajse 6 muajsh nga paraqitja e tij e fundit, Franca do të ketë kështu sërish në dispozicion Mbapen.



Read it all at Bota Sot