Merr ftesë nga Kombëtarja por dëmtohet në stërvitje

- Bota Sot

Merr ftesë nga Kombëtarja por dëmtohet në stërvitje

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare është i pafat.

Mësohet se ai ka marrë një ftesë nga Silvinjo për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, por para dy ditësh është dëmtuar në stërvitje.

Bare ka pësuar një tërheqje të lehtë në pulpë dhe po merr trajtim në Barcelonë.

Nuk dihet nëse do të vijë dhe do të vlerësohet nga mjeku i kombëtares kuqezi, 

Stesina, apo do të vijojë me rikuperimin në klubin e tij të Saragozës.



Read it all at Bota Sot