Didier Deschamps mbajti një konferencë të gjatë për shtyp, ku shpjegoi zgjedhjet e tij për kombëtaren franceze, në prag të çerekfinales së “Nations League” kundër Holandës, duke nisur me grumbullimin e Desire Doué: “Ajo që po bën është interesante për ne. Mund ta kisha thirrur më vonë…
Pse ai dhe jo Cherki apo Akliouche? Janë dy lojtarë të rinj interesantë, me profile të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bashkohen me ekipin kombëtar në të ardhmen.
Të tre janë perspektiva të rëndësishme për Francën. Doué ka avantazhin e të luajturit si në sulm, ashtu edhe në mesfushë. Ka shumë konkurrencë në repartin ofensiv”.
Rikthimi i mundshëm i Pogba-së: “Duhet të jetë në gjendje të luajë përsëri, aktualisht nuk ka klub. Kemi folur, por nuk do t’ju zbuloj detaje.
Ai ka aftësitë dhe mentalitetin për t’u rikthyer në nivelin më të lartë. Nuk do të ndodhë brenda ditës, por do të shohim”.
Roli i Rabiot: “E kam përdorur më lart në fushë. Adrien i pëlqen të projektohet përpara dhe preferoj ta shoh më mirë atje sesa si mesfushor të djathtë në një treshe mesfushe.
Edhe pse nuk është sulmues, mund të luajë në krahun e majtë, ashtu si Blaise Matuidi dikur. Është i rëndësishëm në lojën në ajër dhe në fazën mbrojtëse”.
Kolo Muani te Juventusi: “Është një klub shumë i mirë. Situata e tij te PSG ishte e ndërlikuar, shumë e ndërlikuar, por kjo lidhej edhe me sistemin dhe zgjedhjet e trajnerit.
Ai ka meritat e përmbushjes së pritshmërive te Juventusi.
Është më mirë për të dhe për ne, edhe pse ka bërë mirë me kombëtaren edhe në vjeshtë. Unë preferoj lojtarë me minuta në këmbë dhe sulmues që shënojnë.
Juventusi është shumë i kënaqur me të, jam i bindur që largimi i tij nga PSG ishte vendimi i duhur”.