Marçiniak nxjerr blof Mbappe: Francezi nuk më tha asgjë

- Bota Sot

Marçiniak nxjerr blof Mbappe: Francezi nuk më tha asgjë

Arbitri Simon Marçiniak ishte ai që vendosi drejtësi në duelin mes Atletiko dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Polaku foli për portalin “Win Win” duke u ndalur te anulimi i penalltisë së Julian Alvarezit. “Isha unë ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% probabilitet që Alvarez ta kishte prekur dy herë topin”.

Marçiniak foli edhe për Mbape, pasi francezi dukej se ishte i vetmi që kishte parë dinamikën dhe ua kishte raportuar gjyqtarëve.

“Është absolutisht e rreme, Mbape nuk më tha se kishte pasur dy prekje”.

Arbitri më pas e mbylli duke thënë se: “Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë si kjo në karrierën time të arbitrimit. Lojtarët i dinë rregullat”.



Read it all at Bota Sot