Bledi Shkëmbi: Si e mposht Tirana nesër Egnatian

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi: Si e mposht Tirana nesër Egnatian

Pas barazimit javën e shkuar me Vllazninë, Tirana udhëton nesër drejt Rrogozhinës ku do të përballet me Egnatian.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi dha një prononcim për mediat.“

Në fakt mund ta quajmë pozitive barazimin, lufta vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal. Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete.

Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo, e kam thënë shumë herë që nuk duhet të ketë justifikim, atyre që iu jepet mundësia të japin maksimumin.

E kam thënë gjithmonë që ka presion ndryshojnë objektivat, është te të dyja skuadrat, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatën ku jemi, Egnatia është më e qetë, lufton për vendin e parë, i falen dhe gabimet, ne nuk e kemi atë luks dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar.

Tirana duhet të jetë më e përqëndruar se në çdo ndeshje, në të dyja fazat e lojës, te rastet që krijojmë, te rastet që mbrojmë duhet të jemi të përqëndruar pasi Egnatia ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe të ndëshkojnë nga momenti në moment”, deklaroi Shkëmbi..



Read it all at Bota Sot