Nuk garantohet qëndrimi i Kolo Muanit te Juventusi, Newcastle interesohet për francezin

- Bota Sot

Nuk garantohet qëndrimi i Kolo Muanit te Juventusi, Newcastle interesohet për francezin

Nuk është e garantuar që Randal Kolo Muani të qëndrojë te Juventusi përtej këtij sezoni, dhe në fakt ai do të largohet nëse Juventusi nuk siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Newcastle mund të përshpejtojë hapat ndaj tij, sidomos nëse Alexander Isak largohet gjatë verës.

Kolo Muani iu bashkua Juventusit në një huazim të thjeshtë gjatë muajit janar.

Nuk ka mundësi blerje në marrëveshjen aktuale, çka do të shtyjë Juventusin që të nis bisedimet me PSG-në për t’ia vazhduar huazimin edhe për sezonin e ri.

Është raportuar se “Zonja e Vjetër” do të nis bisedimet me klubin francez për të vazhduar huazimin e Kolo Muanit deri në përfundim të sezonin të ardhshëm, por kësaj here të përfshihet në marrëveshje “mundësi ose obligim” blerje në fund të huazimit.

Megjithatë, tashmë kjo nuk është e sigurt, sikur ishte para një muaji.

Ndonëse shënoi pesë gola në tri ndeshjet e para të Serie A, Kolo Muani nuk ka gjetur golin që një muaj.

Pas interesimit të Newcastle, “Calciomercato” bën me dije se nënshkrim i Juventusit me Kolo Muanin në mënyrë permanente ose në formë huazimi nuk është më e garantuar.



Read it all at Bota Sot