E ardhmja e Leroy Sanes vazhdon të jetë e paqartë para afatit kalimtar të verës.
Me kontratën e tij që përfundon në qershor të këtij viti, shumë klube të mëdha janë interesuar për të, ndër to edhe Liverpooli.
Liverpooli beson se Sane do të ishte i duhuri për të luajtur në pozitën e Mohamed Salahut, nëse ky i fundit vendos të largohet në fund të këtij sezoni.
Egjiptiani po dëshirohet nga Arabia Saudite, por edhe nga PSG-ja në Europë.
Megjithatë, Liverpooli nuk është i vetmi i interesuar për Sanen, pasi për të interesim ka shprehur edhe Arsenali.
Sane kishte kaluar një periudhë të karrierës së tij në Premierligë, duke luajtur për Manchester Cityn.