Mediumi i madh francez, “L’Equipe” ditëve të fundit kishte bërë një “poll”, me pyetjen “Kush do ta fitojë Topin e Artë të sivjetëm?”.
Rezultatet pas përfundimit të këtij “polli” kanë qenë befasuese.
Ousmane Dembele ka dalur favorit për ta fituar çmimin më prestigjioz individual.
Francezi ka marrë 40.9% të votive, derisa i dyti është Raphinha i Barcelonës me 25%.
Lamine Yamal renditet i treti me 8.9%, ndërsa Mbappe i katërti me 8%.
Mohamed Salah, që nga shumëkush llogaritet si favorit, në këtë “poll” ka marrë vetëm 7.4% të votive.
Ousmane Dembele megjithatë po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë, madje këtë e tregoi edhe në përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Francezi është në çerekfinale të LK-së me PSG-në, derisa po shkon sigurt drejt titullin kampion në Francë.
Dembele këtë edicion ka 29 gola dhe gjashtë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.