Bashkimi 1947 i Kumanovës kërkon fitoren e pestë me radhë në sezonin pranveror për të vazhduar gjahun për në Ligën e Parë.
Të dielën, skuadra kumanovare e pret Vardarin e Negotinës
"Pas 4 fitoreve radhazi,tashmë po afrohet ndeshja tjetër e radhës ditën e diel
KF Bashkimi 1947 përballë Vardar Negotines në shtëpinë tonë, në stadiumin tonë!
Ju ftojmë të gjithëve të mbushim tribunat dhe t`u japim mbështetjen tonë djelmoshave tanë!
Armata Zi-Gjelbërt nuk do t’ju zhgënjejë as këtë herë! ", ka njoftuar KF Bashkimi.