Vora vazhdon marshimin drejt elitës së futbollit shqiptar.
Djemtë e Bellait kalojnë me sukses edhe transfertën e vështirë përballë Kastriotit, fitojnë 1-0 dhe tashmë janë shumë pranë ngjitjes në Abissnet Superiore.
Protagonisti i sfidës, që u luajt në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport, ishte Skënderi që shënoi golin e vetëm të takimit.
Vora merr një trepikësh të çmuar dhe ngjitet në kuotën e 70 pikëve, e vetme në krye të klasifikimit të Kategorisë së Parë, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 31 pikëve.