Drita ka importuar një pikë nga Klina.
Skuadra nga Gjilani ka barazuar me rezultat 1:1 me Dukagjinin, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Vendasit ishin me fat duke marë pikë në çastet e fundit.
Në minutën e 39-të futbollisti ukrainas Denys Kostyshyn ka shënuar me kokë për fitoren e Dritës pas asistimit të Iljasa Zulfiut.
Pas këtij goli nuk rrodhi ashu siç duhet të Dukagjini pasi që kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, u përjashtua nga ndeshja me të kuq nga gjyqtari Visar Kastrati.
Në minutën e fundit Hekuran Berisha ka barazuar rezultatin 1:1.
Drita kryeson me 55 pikë e Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 32 pikë pas javë së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini është në presion të skuadrave që luftojnë për mbijetesë.