Prishtina e Re drejt elitës, Flamurtari thellohet në krizë

- Bota Sot

Prishtina e Re drejt elitës, Flamurtari thellohet në krizë

Prishtina e Re me fitoren e sotme me rezultat 2:0 ndaj Flamurtarit të Prishtinës, ka bërë edhe një hap drejt elitës së futbollit të Kosvës.

Flamurtari është ngujuar në fund të renditjes së Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Prishtina e Re kryeson me 50 pikë, e ndjekur nga Vushtrria me 40 (një ndeshje më pak), Ramiz Sadiku 36, ndërsa Flamurtari është në fund me 10 sosh.

Rezultatet – java e 19-të

Prishtina e Re - Flamurtari 2:0
KEK-u - Vjosa 2:0
Ramiz Sadiku - 2 Korriku 5:1

E diel
Vushtrria - Kika 14.00
Dinamo – Fushë Kosova 14.00



Read it all at Bota Sot