Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë

- Bota Sot

Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë

Liverpooli është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri dhe duket se atë e kanë gjetur në Ligën Premier.

Sipas DaveOCKOP, Liverpool është takuar me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi në fillim të kësaj jave.

Reprezentuesi anglez pritet të largohet nga klubi londinez në afatin kalimtar veror pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

Liverpool, i cili pritet të përpiqet të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri në verë, u përfol se ishte i interesuar për të në të kaluarën.

Me të ardhmen e Van Dijk të pasigurt pasi holandezit i skadon kontrata, The Reds duan me çdo kusht transferimin e anglezit Guehi.

Megjithatë për të arritur deri te qendërmbrojtësi i fuqishëm, The Reds duhet të shpenzojnë mbi 80 milionë euro.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy klubet tjera angleze si Chelsea dhe Newcastle United.

Në garë për Guehin ishte edhe Man Utd, megjithatë Djajtë e Kuq kishin ofruar vetëm 40 milionë euro për transferimin e lojtarit me Crystal Palace që e ka refuzuar menjëherë atë ofertë. 



Read it all at Bota Sot