Atalanta-Inter do të jetë sfida e fundit direkte për titullin kampion dhe ndoshta do të tregojë diçka për ecurinë.Një barazim do të avantazhonte Napolin, në rast se skuadra e Kontes do të fitonte kundër Venecias. Këto janë çështjet e klasifikimit. Por Atalanta-Inter do të jetë sfida e radhës e dy trajnerëve që janë mjeshtrit e modulit me tre mbrojtës. Në njërën anë Gasperini me 3- 4-2-1 dhe Inzagi me 3-5-2-shin e tij. Megjithatë, përtej vendosjes së njëjtë, principet e lojës së tyre janë shumë të ndryshme.
E DHËNA- Nuk mundet që të kalojë pa u vënë re një e dhënë shumë e rëndësishme. Gasperini ka humbur 7 sfidat e fundit kundër Inzagit. Rezultatet e tri ndeshjeve të fundit kanë qenë dy 4-0 dhe një 2-0, sikur duan të tregojnë që ka një distancë mes skuadrave. Në fakt, nuk ekziston ajo. Mbetet për t’u kuptuar pse kanë ardhur këto fitore të lehta të Interit. Ndoshta ka të bëjë me mallkimin e “Appianos”, ku Gasperini qëndroi pak kohë si trajner i Interit dhe nuk bëri mirë. Por këto janë refleksione mistike, që ndoshta edhe nuk ndikojnë fare në këtë histori bilancesh.
TAKTIKA- Është e mundur që Gasperini në sfidat e fundit kundër Inzagit e ka mbështetur lojën tek agresiviteti i skuadrës së tij. Gasperinizmi është një filozofi loje që sulmon kundërshtarët një kundër një, kërkon të rrëmbejë topin për të sulmuar menjëherë thellësinë. Interi i Inzagit ka një teknikë të lartë dhe e qarkullon topin me lehtësi dhe kërkon që të godasë rivalin pas shpine kur lë shumë hapësira. Interi di t’i mbushë mjaft mirë zonat boshe që krijohen në një mbrojtje të vendosur lart. Por në kohët e fundit diçka ka ndryshuar. Atalanta ka hequr disi dorë nga vrulli dhe e ka bërë lojën me funksionale dhe cinike. Gasperini është bërë llogaritar. E ka kuptuar që titujt kampionë fitohen edhe duke e përshtatur strategjinë me rivalin. Emblematik ishte suksesi i disa ditëve më parë në Torino kundër Juventusit.
Atalanta rinisej në kundërsulm dhe kështu e “vrau” Zonjën me rezultatin 4-0 duke e turpëruar. Një impresion i konfirmuar nga vendosja në bllok të mesëm. Në kampionat Atalanta nuk pëson gol prej 5 javësh. Goli i fundit ka qenë më 1 shkurt ndaj Torinos dhe e ka realizuar Maripan me kokë. Një konfirmim i fundit se si Atalanta është e shkurtër dhe e vëmendshme. Mbetet për t’u parë nëse do ta vazhdojë këtë mënyrë edhe kundër Interit. Kërkon më shumë kompaktësi, linja të ngushta, vëmendje dhe të mos krijojë hapësira me mbrojtësit. Në përgjithësi, Atalanta do të kërkojë të bëjë Interin, duke e pritur në mbrojtje dhe duke u nisur me kundërsulme. Si gjithmonë dhe siç bëjnë të gjithë do të krijohet një burg për Çalhanoglunë, i cili është pika kryesore e qarkullimit të topit tek Interi. Retegi dhe Lokman do të bezdisin turkun që në start, sidomos kur ai do të zbresë në linjën mbrojtëse për të nisur lojën. Ederson do të jetë ai që do ta ndjekë këmba-këmbës.
PËRGJIGJJA- Në Interin e kohëve të fundit, Inzagi ka ekstremizuar universalizimin e Bastonit, duke e përdorur si anësor në mesfushë. Kjo për shkak të “epidemisë” me dëmtimet në mbrojtje. Lojtari ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Fejnordit. Bastoni është xholi multifunksional dhe mund të mbulojë shumë reparte. Sigurisht që në bazë është një anësor i majtë, por teknika që ka në këmbë e bën një lojtar të shtuar drejt sulmit. Ai kërkon që të peshkojë Barelën me depërtimet në qendër dhe Dumfrisin në të djathtë. Si do ta ndalë Gasperini? Mund të ketë Breshaninin në start për ta ndalur dhe pastaj Belanovën si anësor.
Ky i fundit duhet të bëjë kujdes sepse Interi në krah ka edhe Karlos Auguston. Krahët janë një zonë nevralgjike si tek Interi, ashtu edhe tek Atalanta. Pavar dhe Dumfris kundër Kolashinaç dhe Zapakostës. Rezultati do të vendoset edhe nga qarkullimi i topit. Interi është skuadra e parë në Serinë A për zotërimin e topit 59.6%, ndërsa Atalanta 56%. Mundësitë e fitores së Atalantës janë të lidhura me aplikimin mbrojtës dhe kapacitetit për të mos pësuar gol dhe për të shfrytëzuar kundërsulmin. Por Interi di s’i t’i bëjë keq. Të dielën pritet spektakël në Bergamo.