Joao Felix ishte një nga nënshkrimet e mëdha të Milanit në merkaton e janarit.
Sulmuesi portugez u transferua në formë huazmi nga Chelseas, deri në përfundimin e këtij sezoni.
Por si duket drejtuesit e Milanit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Felix deri më tani.
Sipas raportimeve në media, kuqezinjtë nuk po planifikojnë një raund të ri bisedimesh për ta mbajtur në skuadrër 25-vjeçarin.
Nuk ka asnjë klauzolë opsioni blerjeje në marrëveshje, por në çdo rast Milani nuk po avancon në këtë fazë.
Felix ka shënuar vetëm një gol atë ndaj Romës në Kupën e Italisë, në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani në të gjitha garat.