Skuadra e futbollit Shkupi ka dalur me një informacion në lidhje me futbollistin e saj, Andrej Lazarov, që ka pësuar djegje gjatë tragjedisë që ndodhi në diskotekën në Koçan të Maqedonisë, ku deri me tash kanë humbur jetën 59 veta.
“Fillimisht, duam t’ju informojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është në kujdes intensiv, pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit në zjarrin dhe tragjedinë e madhe që ndodhi gjatë natës në Koçan.
Këto informacione i kemi të konfirmuara pasi kemi kontaktuar me familjarët dhe të afërmit e tij. Andrejit i urojmë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin tonë.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të gjitha 51 jetë të humbura në këtë tragjedi. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me gjithë vendin tonë.
Urojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më!”, njofton FC Shkupi.