Bylis e Laçi bëjnë paqe dhe marrin nga 1 pikë… jetike

- Bota Sot

Bylis e Laçi bëjnë paqe dhe marrin nga 1 pikë… jetike

Bylis dhe Laçi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me rezultatin 0-0.

Edhe pse kishte raste, asnjë nga ekipet nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës, duke e lënë këtë ndeshje “thatë”. Ndërkohë që në minutën e 3-të, Hamiti men ndihmën e sistemit VAR, i tha “jo” një penalltie të kërkuar nga kurbinasit.

Me këtë barazim, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 33 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, ballshiotët me 32 pikë ngjiten në vendin e 7-të, duke rikthyer Tiranën në “zonën e ftohtë”.



Read it all at Bota Sot