Kosova e Dusseldorfit nuk tregon mëshirë për 1. FC Viersenin

- Bota Sot

Kosova e Dusseldorfit nuk tregon mëshirë për 1. FC Viersenin

Kosova e Dusseldorfit nuk ka treguar mëshirë për skuadrën vendase 1. FC Viersen, duke e deklasuar me rezultat 5:0.

Fitore bindëse që është konfirmi i formës së lartë të skuadrës së presidentit Bujar Neziri.

Kosova vazhdon hapin e madh drejt Oberliga-s ndonëse ka ende shumë ndeshje deri në fund të garave në Landesliga. 

“Klubi ynë ka shënuar fitore të thellë 0:5 në transfertë kundër 1.FC Viersen, duke treguar një dominim të plotë në fushë. Ekipi hapi rezultatin me një gol të shpejtë nga Arton Tolaj (22’), ndërsa Fatlum Ahmeti vazhdoi me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar një tregolësh (31’, 45’, 67’). Fitoren e vulosi Qlirim Kashtanjeva (69’), duke konfirmuar epërsinë e skuadrës sonë.  

Një paraqitje fantastike nga ekipi, me një sulm efikas dhe mbrojtje të pathyeshme! 

Një falënderim i madh për tifozët tanë, që edhe në transfertë ishin pranë nesh dhe na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes.

Fitorja është për ju!”, shkruan në faqen e FC Kosova.

Pas javës së 23-të VfL Jüchen-Garzweiler udhëheq me 54 pikë, i ndjekur nga Kosova me 51, FC Remscheid 49 sosh etj.



Read it all at Bota Sot