Real Madrid refuzon Van Dijk për shkak të moshës

- Bota Sot

Real Madrid refuzon Van Dijk për shkak të moshës

Real Madrid ka refuzuar mundësinë për ta transferuar Virgil van Dijk, pasi mbrojtësi holandez konsiderohet jashtë kriterit të moshës që kërkon klubi spanjoll.

Sipas raportimeve të "OkDiario", agjentët e yllit të Liverpool e kanë ofruar atë te Real Madrid, por megjithatë, madrilenët nuk e kanë marrë parasysh një lëvizje të tillë, duke u shqetësuar për faktin se Van Dijk do të mbushë tridhjetë e katë vjet në korrik.

Gazetari spanjoll Eduardo Inda e ka bërë të ditur këtë informacion në emisionin "El Chiringuito", duke theksuar se pavarësisht formës së tij të mirë fizike, mosha e tij është një pengesë për një transferim te kampionët e Evropës.

"Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit dhe i është propozuar Real Madridit. Megjithatë, Reali e ka refuzuar sepse beson se ai nuk është më në moshën e duhur për skuadrën", ka thënë Inda.

Pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij, mbrojtësi holandez pritet të vazhdojë karrierën e tij në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot