Arjan Maliq: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë

- Bota Sot

Arjan Maliq: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë

Kombëtarja e futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës sot zhvilloi seancën e dytë stërvitore në kampin stërvitor të KF Sarajevës në Butmir si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet kundër Rumanisë më 21 mars dhe Qipros më 24 mars.

“Është një ndjenjë e pabesueshme të jesh në listën e përzgjedhësit dhe të jesh bashkë me të gjithë lojtarët e Kombëtares.

Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Pres që të mund të ndihmoj trajnerin dhe ekipin me cilësinë e mia.

Shpresoj që në ndeshjen e parë të arrijmë fitore ndaj Rumanisë dhe ti nisim kualifikimet në mënyrën më të mirë" – tha futbollisti Amar Memiq.

“Një ndjenjë shumë e bukur, një ëndërr e realizuar për mua. Si djalë e kam parë kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës dhe është nder të jem në fushë me gjithë këta lojtarë.

Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë, e cila ka një ekip cilësor. Duhet të japim gjithçka dhe ta lëmë zemrën në fushë", ka thënë futbollisti Arjan Maliq.



Read it all at Bota Sot