Interi synon talentin e Real Madridit,

- Bota Sot

Interi synon talentin e Real Madridit,

Interi ka interes për talentin e Real Madrid, Arda Guler.

Mediat italiane raportojnë se klubi zikaltër ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e turkut, pasi mesfushori është një nga dy objektivat e drejtuesve italianë.

Arda Guler e ka bërë të qartë se kërkon më shumë minuta dhe kjo mund ta nxisë të largohet. 20-vjeçari ka pasur vështirësi për të luajtur, sepse Ancelotti nuk ia beson rolin e titullarit.

Corriere dello Sport raporton se zikaltrit kanë kontaktuar me Guler dhe e kanë pyetur nëse e mendon veten në San Siro. Reagimet e deritanishme kanë qenë pozitive.



Read it all at Bota Sot