Manev i emocionuar: Dhimbja është e madhe

- Bota Sot

Manev i emocionuar: Dhimbja është e madhe

Përpara ndeshjes Maqedoni – Lihtenshtajn (22 mars, Vaduz), ndeshja e parë nga kualifikueset e Botërorit 2026, reprezentacioni I Maqedonisë, Jovan Manev, foli për sfidën e ardhshme, por edhe për momentet e vështira që po kalon ai dhe mbarë populli pas tragjedisë së madhe që tronditi opinionin.

Me emocion ai theksoi se nëse i jepej rasti do të jepte më të mirën në fushë, duke ia dedikuar paraqitjen e tij atyre që nuk janë më mes nesh.

“Këto janë ditë shumë të vështira për mua dhe për të gjithë ne, kemi humbur shumë miq të ngushtë, por e di që ata do të dëshironin që ne të vazhdonim të luftonim për vendin tonë dhe reprezentacionin.

Do t’i falënderoj gjithmonë, nuk do të harrohen kurrë dhe nëse do të jepet një shans për mua dhe kolegët e mi, do të japim maksimumin tonë për nder të të gjithëve.

Ky është një shans për të treguar karakterin dhe unitet, për të arritur rezultate të para të gjithë atyre që humbën jetën”, tha Manev.



Read it all at Bota Sot