Kanë kaluar gati dy muaj nga dëmtimi i pësuar ndaj Gironas. Emerson
Rojal ka qenë jashtë fushës që nga ajo sfidë dhe ndërkohë Milani ka gjetur te Kajl Uoker mbrojtësin e krahut të djathtë.
Por cila është situata në lidhje me brazilianin tani? Në janar, kalimi i tij në Turqi dukej si punë e kryer, por, për të vendosur qartësi, ka menduar babai i lojtarit, Emerson Zulu. “Im bir është më mirë.
Sigurisht, i vjen keq për dëmtimin, por tani është afër rikthimit dhe ndihet entuziast.
Ndalimi erdhi në një moment joideal, por lëndimet janë pjesë e lojës dhe tani synimi është të rikthehet më i fortë”, ishin fjalët e babait të brazilianit për “Sportmediaset” në një deklaratë të bërë dje.