Arnar Gunnlaugsson, selektori kombëtares së Islandës, është shprehur jashtëzakonisht i emocionuar për ndeshjen me Kosovën që do të zhvillohet nesër (20.45), të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja islandeze ka arritur në Prishtinë, ku nesër në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të play-off-it për një vend në Ligën B të Kombeve.
Selektori Gunnlaugsson dhe kapiteni i ri Orri Steinn Oskarsson, folën para sfidës.
"E kam marrë përsipër në janar dhe kjo është ndeshja jonë e parë. Jam krenar dhe i emocionuar për ndeshjen e ardhshme.
Ne presim një lojë të vështirë dhe Kosova ka lojtarë që luajnë për ekipe të mira në Evropë.
Nuk mund të isha më i emocionuar për ndeshjen e ardhshme si trajner i Islandës", - tha Gunnlaugsson, transmeton mediumi islandez “Visir”.
"Është shumë e rëndësishme të luash mirë jashtë shtëpisë.
Të luash jashtë shtëpisë në një ndeshje si kjo është pothuajse një sport ndryshe nga se të luash në shtëpi.
Ne presim një lojë të vështirë, skuadra vendase ka mbështetje të mirë dhe ata luajnë në një stadium të madh.
Unë nuk mendoj se ndeshja e nesërme do të vendosë duelin, por ne duhet të marrim një rezultat të mirë. Një fitore do të më gëzonte shumë, një barazim do të ishte mirë, por para së gjithash dua të shoh një paraqitje të mirë.
Ne vetëm duhet të sigurohemi që të ecim përpara”, tha selektori islandez..
Kapiteni islandez lavdëron mbrojtjen e Kosovës dhe se skuadra e tij ka lojtarë që janë të fuqishëm kur është fjala për të sulmuar shpejt.
Gunnlaugsson gjithashtu theksoi se ishte shumë i kënaqur me atë që kishte parë ditët e fundit.
Ai e ka një frikë nga Kosovës duke treguar ku.
"Kosova është e 99-ta në ranglistën e FIFA-s, por ata kanë lojtarë të mirë dhe e njohin futbollin. Nëse bëjmë gabime, ata do të na ndëshkojnë, veçanërisht në shtëpi”, - tha Gunnlaugsson.