KF Gostivari dyshon se lojtarët e ekipit u helmuan para përballjes me Tikveshin

- Bota Sot

KF Gostivari dyshon se lojtarët e ekipit u helmuan para përballjes me Tikveshin

Klubi Futbollistik Gostivari ka reaguar ndaj rastit të fundit ku pretendojnë se lojtarët e këtij klubi u helmuan para ndeshjes me Tikveshin.

Nga KF Gostivari thonë se pas analizave të bëra, lojtarë e këtij klubi kanë rezultuar të helmuar në hotelin ku kanë qëndruar, prndaj dhe kanë ngritur ankesë kundër hotelit.

"Përgjigje ndaj Deklaratës së Klubit të Futbollit Tikvesh!

E konsiderojmë deklaratën e Tikveshit mjaft interesante.

Së pari, prisnim të dëgjonim një mesazh nga ata me urimin për shërim të shpejtë.

Prandaj, ne nuk po fajësojmë askënd në këtë çështje, pasi nuk e dimë kush qëndron pas këtij incidenti.

Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe tashmë kemi dorëzuar kërkesat e nevojshme për hetim.

Së dyti, është shumë interesante që ata e dinë saktësisht vendndodhjen dhe qytetin e hotelit ku ishim të akomoduar!

Po, nëse kjo është kaq e rëndësishme, mund të bëjmë një korrigjim. Ne ishim të akomoduar në një hotel të vendosur 10-15 km nga Kavadari. Nuk e kuptojmë cili është ndryshimi nëse hoteli ndodhet në Kavadar po Negotinë.

Sepse çështja nuk është vendndodhja e hotelit, por fakti që u helmuan lojtarët tanë aty.

Spitali ku kryem analizat, së bashku me avokatët tanë, tashmë ka ngritur një ankesë kundër hotelit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është gjithashtu e informuar për rastin.

Së treti, mbi çfarë baze pretendon Tikveshi se nuk ka pasur ankesa para ndeshjes?

Mjeku ynë ishte i informuar për situatën, dhe trajneri ynë ndihmës gjithashtu është ankuar për probleme shëndetësore.

Mundësia e sabotimit u ngrit pasi morëm rezultatet e analizave nga spitali.

Së katërti, ju lutemi mos flisni për muajin e Ramazanit dhe për lojtarët tanë që agjërojnë.", reagon Gostivari.



Read it all at Bota Sot