Trump propozoi që termocentralet të jenë nën pronësinë amerikane, Zelensky: I përkasin Ukrainës

- Bota Sot

Trump propozoi që termocentralet të jenë nën pronësinë amerikane, Zelensky: I përkasin Ukrainës

“Termocentralet bërthamore i takojnë popullit të Ukrainës,” ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky, një ditë pas bisedës telefonike me Donald Trump, i cili sugjeroi që këto centrale të bëheshin pronë amerikane. “Këto janë centrale shtetërore dhe nuk janë pronë private në Ukrainë,” theksoi Zelensky.

Kur u pyet nëse SHBA mund të marrë nën kontroll termocentralet, Zelensky u përgjigj se kishte informuar Trumpin se centrali bërthamor i Zaporizhzhias nuk do të funksiononte pa kontrollin ukrainas.

“Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe të investojnë për ta modernizuar, kjo është një çështje tjetër,” shtoi ai.

“Ne jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë, por çështjen e pronës nuk e kemi trajtuar me Presidentin Trump,” përfundoi presidenti ukrainas.



Read it all at Bota Sot