Haaland bën jetë luksi

- Bota Sot

Haaland bën jetë luksi

Futboll dhe jetë luksoze jashtë fushës. Këtë e tregon dhurata më e fundit që i ka bërë vetes Erling Haaland, i cili ka blerë një supermakinë, koston e të cilës mund ta përballojnë vetëm shumë pak njerëz.

Sulmuesi i Manchester City ka zgjedhur një tjetër “bishë” për koleksionin e tij të makinave. Thuhet se ylli norvegjez ka bashkëpunuar me koleksionistin miliarder të makinave, Ole Ertvaag, i cili është edhe një tifoz i abonuar i City, për të blerë “Bugatti Tourbillon”. Kjo makinë është njëra nga vetëm 250 njësi të prodhuara të kësaj serie dhe u lançua në vitin 2024 si pasardhëse e shumë të dëshiruarës “Bugatti Chiron”.

“Tourbillon”, e cila ka dyer ikonike me hapje në formë fluture, ka një çmim bazë mbi 3 milionë euro. Megjithatë, Haaland do të duhet të paguajë më shumë për shkak të taksave të rrepta për emetimet e ulëta në Norvegji.

Për më tepër, ylli skandinav nuk kursen asgjë kur bëhet fjalë për personalizimet, duke e bërë makinën sa më unike dhe sipas shijeve të tij.

Një burim i “The Sun” ka zbuluar detaje të blerjes: “Taksat do ta çojnë koston e makinës në 4.5 milionë euro, me kusht që të regjistrohet në kohë. Sidoqoftë, ky nuk është një problem për njerëzit e pasur si Erling Haaland. Ai do të jetë i lumtur që do të mund ta drejtojë Bugatti-n e tij gjatë udhëtimeve të kthimit në shtëpi. Është një makinë vërtetë e jashtëzakonshme, si nga pamja, ashtu edhe nga performanca”.

“Bugatti Tourbillon” (‘limited edition’), e zgjedhur nga Haaland, thuhet se arrin një shpejtësi maksimale marramendëse prej 446 km/h. Kjo Bugatti e re do t’i shtohet flotës tashmë mbresëlënëse të makinave luksoze që Haaland zotëron, e cila përfshin: Mercedes AMG, Ferrari Monza SP2, Rolls-Royce Cullinan, Range Rover Sport, Audi RS6 Avant Quattro, Porsche 911 GT3 ngjyrë portokalli, e cila i ka kushtuar mbi 200 mijë euro.



Read it all at Bota Sot