Kombëtarja e Argjentinës ka fituar në udhëtim te Uruguai me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të 13-të kualifikues për Kupën e Botës.
Albiceleste kanë vazhduar me formë të lartë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kampionatin Botëror, duke marrë fitoren e tretë nga katër ndeshjet e fundit.
Ekipi i Lionel Scalonit kësaj radhe ishte i fortë për Uruguain vendas, edhe përkundër mungesa të mëdha në ekip si Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe me pak raste, kështu që ekipet shkuan në pushim pa gola (0-0).
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja kombëtaret, të cilat krijuan rastet e veta, por vetëm mysafirët gjeten golin.
Ishte Thiago Almada, i cili në minutën e 68-të shënoi për 0-1 pas asistimit të Julian Alvarez dhe ky goli të ishte gol i fitores.
Pas kësaj fitore, Argjentina e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë apo shtatë më shume se Brazili i treti, më të cilët do të ndeshet pas katër ditësh.