“Mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. E filluam mirë, kishim 7-8 minuta me 100% mbajtjen e topit me shumë pasime dhe energji.
Kundërshtari ishte i vështirë për t’u thyer. Në Europian, ia dolën të mos lejonin mundësi. Në pjesën e dytë, ndjeva që ishim shumë të ngadaltë dhe në përgjithësi pa shumë vrapime.
Ljuis-Skelli? Lojtar i mrekullueshëm. Personalitet i mrekullueshëm. Erdhi në stërvitje dhe na tregoi se është normale që ta duash. E meriton.
Bellingham? Padyshim që është lojtar kyç për ne. Pasim fantastik për të asistuar golin e parë.
Pres gjëra të veçanta nga ai. Është gati të marrë përgjegjësi dhe duhet të krijojmë ambientin dhe strukturën, për të parë më tepër.
Po mungonin më shumë driblime dhe të qenët më agresivë drejt zonës. Në të përgjithshmen, këto po mungonin. Mundësitë erdhën pas vrapimeve të pakta mbrapa linjave”, u shpreh Tuchel ndër të tjera.