Tirana do të ketë një shqetësim plus në sfidën me Bylisin.
Bëhet fjalë për katër lojtarë titullarë. Ata janë Selmani, Rafael, Prengaj dhe Meta.
Të katërt janë me nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Bylisin, do të plotësojnë numrin 4 të ndëshkimeve. Kjo do të thotë se do të mungojnë në ndeshjen ndaj Elbasanit për javën e 32-të.
Meta gjithashtu është i dëmtuar, ashtu si edhe Ismajli, ndërsa në rrezik është edhe Ian Soler.
Futbollisti spanjoll është dëmtuar dhe rrezikon që të mos luajë në sfidën që Tirana do të ketë me Bylisin për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.
Prej dy ditësh lojtari nuk stërvitet, ndërsa mësohet se ai ka një dëmtim që mund ta lërë jashtë edhe në ndeshjen e radhës së kampionatit, që luhet ditën e mërkurë me Bylisin.
Numrit tre të të dëmtuarve në këtë ndeshje me Bylisin i shtohet edhe argjentinasi Luçiano Vera. Ky i fundit në Rrogozhinë u ndëshkua me kartonin e kuq dhe do të mungojë në këtë sfidë.