Amorim nuk e dëshiron rikthimin e Rashfordit – United ia cakton çmimin anglezit

- Bota Sot

Amorim nuk e dëshiron rikthimin e Rashfordit – United ia cakton çmimin anglezit

Ruben Amorim raportohet se nuk është i gatshëm ta rikthejë Marcus Rashford në ‘Old Trafford’, me Manchester United që i ka caktuar tashmë çmimin e kartonit anglezit. 

Largimi i Rashfordit nga Unitedi në janar erdhi pas një periudhe të vështirë, me anglezin që nuk ishte më në preferencat e teknikut portugez për shkak të shqetësimeve për sjelljen dhe përkushtimin e tij. 

Që prej se u transferua në ‘Villa Park’, Rashford e ka gjetur sërish formën e tij të dikurshme dhe po shkëlqen nën urdhrat e Unai Emery. 

Ky ndryshim i ambientit e ka lejuar atë ta shijoj futbollin sërish dhe ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtytjen e Villas për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke dhuruar katër asistime në nëntë ndeshje. 

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga Daily Star, pavarësisht formës së tij të mirë, është pothuajse e sigurt se e ardhmja e tij nuk premton që ai të rikthehet në ‘Old Trafford’. 

Amorim i ka dhënë prioritet transferimit të një sulmuesi të ri këtë verë, duke përforcuar bindjen se Rashford do të largohet përfundimisht pasi t’i mbarojë huazimi. 

Me Amorim që po planifikon për të ardhmen, United e sheh huazimin e Rashfordit si një mundësi për t’i rritur vlerën e çmimit. 

Ata raportohet se po kërkojnë plotë 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht dhe Villa tashmë është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij. 

Forma e Rashford me klubin ka bërë gjithashtu që ai të marrë ftesën tek kombëtarja e Anglisë nga Thomas Tuchel. 

Ai madje kishte luajtur nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e ‘Tre Luanëve’ për ta fituar Botërorin e vitit 2026.



Read it all at Bota Sot