Mbrojtësi anglez vendos

- Bota Sot

Mbrojtësi anglez vendos

Trent Alexander-Arnold nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Liverpool.

Mbrojtësi anglez ka vendosur të dalë si lojtar i lirë në merkaton e verës, duke qenë se kontrata e tij aktuale në “Anfield” skadon në fund të qershorit.

Gazeta “Marca” raporton se Real Madrid, pas dy vitesh bisedime, e ka bindur anglezin të transferohet në Madrid. Mbrojtësi i djathtë ka pranuar kushtet e ofruara nga Florentino Perez.

26-vjeçari këtë edicion ka luajtur 39 ndeshje zyrtare me Liverpool, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 7 asiste.



Read it all at Bota Sot