Dardanët:: Forca bijtë e vendit!

- Bota Sot

Dardanët:: Forca bijtë e vendit!

“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë.

Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.

E tifozët e Kosovë, “Dardanët” publikuan një video motivuese para kësaj sfide.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona.

Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka.

Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”.



Read it all at Bota Sot