Çfarë premton e ardhmja për Chiesan?

- Bota Sot

Çfarë premton e ardhmja për Chiesan?

Liverpooli raportohet se ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së Federico Chiesas. 

27-vjeçari iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi në një marrëveshje prej 10 milionë eurosh, teksa 2.5 milionë euro të tjera do të paguhen varësisht nga paraqitjet e tij. 

Pavarësisht fillimit premtues të Arne Slot në ‘Anfield’, reprezentuesi italian pati vështirësi që të marrë minuta dhe ka luajtur vetëm 25 minuta në kampionat, ku shumica e 11 paraqitjeve erdhën në garat e kupës. 

Në këto 11 ndeshje sa luajti gjithsej, Chiesa ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime, por kjo nuk e ka bindur Slot i cili preferon të luajë me Darëin Nunez dhe Harvey Elliott. 

Por, çfarë premton e ardhmja për Chiesan? 

E përditshmja italiane Football Italia ka raportuar se Liverpooli ka vendosur të ndajë rrugë me 27-vjeçarin. 

Po pretendohet se Napoli është i etur ta transferojë sulmuesin italian, pasi Antonio Conte e sheh atë si një prurje të vlefshme për skuadrën e tij. 

I njëjti raportim ka bërë me dije se përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti do ta mirëpriste rikthimin e Chiesas në Serie A. 

Kartoni i Chiesas sipas Transfermarkt vlerësohet rreth 15.2 milionë euro dhe ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028.



Read it all at Bota Sot