Në sulmin e mbrëmshëm që Rusia e nisi në Kievi, duke goditur ndërtesat kolektive dhe shkaktuar zjarre në tërë qytetin – ia morën jetën dy personave – e të paktën tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur se ekipet emergjente të Ukrainës.
Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja e momentin kur droni rus godet ndërtesën kolektive në Kiev.
“Sulmi masiv me dronë në Kiev. Deri më tani shtatë banorë janë plagosur, një prej tyre është hospitalizuar”, njoftoi kryebashkiaku Vitalii Klitschko përmes aplikacion Telegram.
Ai shtoi se ekipet emergjente janë dërguar në atë zonë, ku janë raportuar zjarre të mëdha – e banorëve u ka bërë thirrje të qëndrojnë nëpër strehimore.
Ishte politikani ukrainas Anton Gerashchenko i cili shpërndau videon e sulmit rus me dronë në Kiev – kryeqytetin e Ukrainës.