Zinedine Zidane ka vendosur të rikthehet te Real Madrid.
Trajneri francez nuk është joshur nga ofertat që i kanë ardhur nga Juventusi, Federata Franceze e Futbollit dhe Manchester United, sepse i duken projekte të paqarta për të ardhmen.
Xabi Alonso nuk e sheh ende veten gati për të marrë drejtimin e “Los Blancos”. Real Madrid kërkon me ngulm një pasues për teknikun Carlo Ancelotti dhe Zidane duket zgjedhja e duhur.
Rikthimi i francezit në “Santiago Bernabeu” është i mirëpritur nga tifozët, sepse të gjithë i kujtojnë sukseset e tij në Madrid.