Në Murcia do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Islandës dhe Kosovës, ku në stadium do të ketë tifozë të dyja palëve.
Sipas Federatës së Futbollit të Islandës (KSI), në stadium do të jenë rreth 1600 persona.
Prej të cilëve rreth 200 janë tifozë të Kosovës, të cilët kanë sektorin e tyre në këtë stadium.
Po ashtu një grup me tifozë islandezë ka mbërritur në Spanjë.
Stadiumi Estadio Enrique Roca de Murcia mban rreth 30,000 njerëz.
Ndeshja Islandë-Kosovë do të luhet sot në orën 18:00. Kosova e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1.