Bolonja kërkon para dhe Kristjan Asllanin

- Bota Sot

Bolonja kërkon para dhe Kristjan Asllanin

Në këto orë, zemra e Santiago Kastros ka nisur që të rrahë më shpejt dhe me emocione.

Por mendja e tij është e kthjellët. “Toro” i vogël është duke përjetuar me krenari të tashmen, pa u shpërqendruar nga e ardhmja.

Mund të jetë kudo, por ai e sheh veten të projektuar në Milanon zikaltër, krah për krah me idhullin e tij Lautaro Martinez.

Sipas mediave italiane, sulmuesi argjentinas ka pranuar zikaltrit dhe është gati që të nisë këtë aventurë në verë. Interi është ekipi i tij i preferuar dhe ai ka dhënë lejen e transferimit.

Në këtë mënyrë mund të nisë tratativa mes dy klubeve në mënyrë serioze. Por sigurisht që nuk është e lehtë. Bolonja kërkon 40 milionë euro për të, nisur nga fakti që ka edhe shumë skuadra që janë të dashuruar marrëzisht pas argjentinasit.

Sigurisht që dëshira e lojtarit ka rëndësi dhe për më tepër Interi ka disa karta në dorë për t’i përdorur. Xhovani Fabian është një lojtar i Interit dhe zikaltrit kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Mund ta lënë në këtë skuadër për 12 milionë euro dhe në këtë mënyrë do të ulej ndjeshëm çmimi për Kastron. Mirëpo, një tjetër emër është ai i mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Një rrugë shqiptare dhe një argjentinase, në drejtime të ndryshme, por që mund të bashkohen. Kuqeblutë kanë shfaqur jo pak herë interes për djaloshin shqiptar, i cili në këtë sezon ka marrë minuta dhe ka bërë mirë në disa ndeshje. Mirëpo, zikaltrit ndoshta mund ta sakrifikojnë edhe pse i kanë shprehur shpeshherë mbështetje dhe besim.

Inzagi e vlerëson, edhe atëherë kur ai nuk i bën gjërat siç duhet. E justifikon me faktin që nuk ka shumë minuta dhe nuk është e lehtë të kesh përpara në hierarki një lojtar si Çalhanoglu. Në verë, gjithçka mund të ndodhë.



Read it all at Bota Sot