Sot do të luhen gjashtë ndeshje, për raundin e dytë të kualifikueseve në Europë për Botërorin.
Jo vetëm Shqipëria dhe Andorra do të jenë në fushë nga Grupi K, pasi do të luhet edhe Angli-Letoni.
Gjashtë ndeshje do jenë në total ku vetëm Lituani-Finlandë nis në orën 18:00. Të tjera marrin jetë në orën 20:45.
Sfidat sot
Lituani – Finlandë, ora 18:00
Shqipëri – Andorrë, ora 20:45
Bosnjë Hercegovinë – Qipro, ora 20:45
Angli – Letoni, ora 20:45
Poloni – Maltë, ora 20:45
San Marino – Rumani, ora 20:45