Delegacioni i Ukrainës mbetet në Riad për bisedime të mëtejshme me SHBA-në

- Bota Sot

Delegacioni i Ukrainës mbetet në Riad për bisedime të mëtejshme me SHBA-në

Delegacioni ukrainas mbetet në Arabinë Saudite për bisedime të mëtejshme me SHBA-në.

Këshilltari Serhiy Leshchenko thotë për agjencinë ukrainase të lajmeve Unian se mbeten në Saudi për të vazhduar bisedat me SHBA-në. Ai tha se negociata të tilla nuk zgjasin vetëm një ditë dhe mund të vazhdojnë me muaj.

“Thjesht duhet të kuptojmë se takimet do të jenë mjaft të rregullta dhe jo çdo takim përfundon me deklarata publike”, thotë ai.

Bisedimet me SHBA-në kanë të bëjnë me “infrastrukturën dhe sigurinë e transportit detar” dhe një armëpushim të ndërsjellë, thotë Leshchenko, raporton BBC.

I pyetur nëse mund të priten ndonjë rezultat nga bisedimet deri në Pashkë (20 prill), ai thotë se ky është një “simbol” i mirë por “në realitetet e luftës mund të mos funksionojë domosdoshmërisht”.



Read it all at Bota Sot