Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, mbetet një objektiv për klubet e Superligës turke.
Sipas ‘Fotomac’, Galatasaray është i interesuar për ta transferuar yllin gjerman dhe synon t’i ofrojë një kontratë njëvjeçare me opsionin për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër.
Nga ana tjetër, Manchester City i ka propozuar Gundogan-it një rol në stafin teknik për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, mesfushori nga Gelsenkirchen nuk po e mendon ende përfundimin e karrierës së tij si lojtar.
Edhe pse trajneri i City-t, Pep Guardiola, la të kuptohet në fillim të muajit se lojtarët më me përvojë mund të qëndrojnë, duket se largimi i Gundogan-it është i pashmangshëm.