Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka pranuar se është i habitur nga talenti i jashtëzakonshëm i bashkëlojtarit të tij të skuadrës, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ka arritur tashmë kuotën e 30 golave në sezonin e tij të parë me ‘Los Blancos’.
“Ka kaq shumë cilësi. Për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Modric për ‘Telefoot’.
“Ajo që më impresionon më shumë është personaliteti i tij. Është një djalë i mrekullueshëm. Është shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë humor dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës”, ka theksuar ai.
Mbappe këtë sezon të garave, ka zhvilluar 44 ndeshje me Realin, duke shënuar 31 gola dhe pesë asiste.