Një valë e re infektimesh ka goditur së fundi skuadrën e PSV Eindhovenit.
Ndër ta është edhe ish-sulmuesi i Arsenalit, Lucas Perez i cili vuan nga tuberkulozi aktiv.
Sipas De Telegraaf dhe MARCA, ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë dhe është shumë e dyshimtë se ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon.
PSV, doli me një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështje.
Një nga lojtarët e PSV 1 është diagnostikuar me tuberkuloz aktiv. Lojtari në fjalë po ecën mirë sipas rrethanave. Edhe pse mundësia për infeksione të mëtejshme është e ulët, ne po monitorojmë nga afër situatën sipas protokolleve standarde të GGD (departamenti i shëndetit publik të qytetit)”, thuhet në deklaratën zyrtare të PSV.
Perez, kishte bërë lëvizjen e tij te PSV muajin e kaluar nga Deportivo la Coruna në një marrëveshje afatshkurtër.
Spanjolli, njihet për ecurinë e tij në Premier League ku ishte pjesë e dy skuadrave si Arsenali dhe West Ham United.