Krenar

- Bota Sot

Krenar

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ndaj Andorras me shifrat 3-0. Në këtë sfidë kishte minuta edhe për Adrion Pajazitin.

Mesfushori foli pas ndeshjes, ku shprehet shumë i lumtur për fitoren edhe 3 pikët.

Ndër të tjera nënvizoi se është shumë krenar që mban veshur këtë fanellë.

“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur.

E kam pritur këtë moment dhe jam shumë i lumtur.

Moment i mirë, jam lutur që të më thërras trajneri. Çdo lojtar ka dëshirë të luaj dhe unë jam i gatshëm të jap maksimumin.

E kam besimin e trajnerit dhe besoj se jam paraqitur mirë në të dy ndeshjet. Kur t’i duhem trajnerit unë jam gati.

Grupi i lojtarëve është shumë mirë dhe ndihem shumë mirë”, ka deklaruar Pajaziti.



Read it all at Bota Sot