Rrezikon 3-4 javë pushim

- Bota Sot

Rrezikon 3-4 javë pushim

Pas Manuel Neuer, një tjetër dëmtim ka prekur skuadrën e Bayern Munich.

Nga kombëtarja, ku ishte i grumbulluar, mbrojtësi kanadez Alphonso Davies u detyrua të largohej herët nga fusha.

Dëmtimi ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve Concaf midis Kanadasë dhe Amerikës.

Lojtari ka patur një problem me tendinat e gjurit.

Davies ka mbërritur menjëherë në Munich për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara, por ai rrezikon të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Inter.

Klubi gjerman ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, pasi pret të mësojë përgjigjen e analizave. Gjithsesi, gjendja e tij mbahet nën monitorim, por ai nuk do të aktivizohet këtë fundjavë në kampionat.

Ndeshja e parë ndaj Inter në çerekfinalet e Champions League do të luhet më 8 prill.



Read it all at Bota Sot