Inter rikthehet në fushë me 3 mungesa

- Bota Sot

Inter rikthehet në fushë me 3 mungesa

Me një inter që lufton në 3 fronte fundi i sezonit parashikohet i zjarrtë.

Trajneri Simone Inzaghi i duhet të menaxhojë skuadrën, për momentin e reduktuar për shkak të lojtarëve që luajnë në kombëtaret e tyre. Gjithsesi, sfida e radhës ndaj Udinese është ajo më e rëndësishme për zikaltërit.

Një skuadër e paparashikueshme dhe të aftë për të ndalur Napolin dhe Atalantën, ndërkohë që Inter do të luajë pa 3 lojtarë titullarë: Bastoni (i skualifikuar), Dumfries dhe Lautaro (të dy të dëmtuar). Vizitat mjekësore kanë treguar se dëmtimi i holandezit është me i rëndë se ai i argjentinasit.

Nuk do të jetë e lehtë për Lautaro që të rikthehet në kohë për ndeshjen e radhës të Kupës së Italisë kundër Milan, pavarësisht se po punon që të jetë të paktën në stol. Inzaghi po punon për t’i gjetur një partner Thuram të dielën ndaj Udinese, që gjithashtu u largua nga kombëtarja franceze i dëmtuar (por i rikuperuar).

Correa garon për një fanellë si titullar bashkë me Marko Arnautovic, ndërkohë që gati do të jetë nga e enjtja edhe Taremi, që kthehet vonë nga kombëtarja. Lajm i mirë është se Asllani është gati të stërvitet që sot. Por problemi më i madh është krahu i majtë, pasi mungojnë Dumfries dhe Darmian.

Kundër Udinese rikthehet Federico Dimarco, i rikuperuar nga problemi muskulor që pësoi më 1 mars kundër Napoli. Inzaghi mund të mbështetet te Bisseck, i freskët nga debutimi i tij me Gjermaninë apo Carlos Augusto. Gjithsesi, janë shumë dilemma që trajneri zikaltër do t’i vlerësojë për të dielën.



Read it all at Bota Sot