Alexander-Arnold te Reali, marrëveshja drejt finalizimit

- Bota Sot

Alexander-Arnold te Reali, marrëveshja drejt finalizimit

Duket se aventura e Trent Alexander-Arnoldit te Liverpooli po vjen drejt fundit.

26-vjeçari, do të bëjë hapin e madh në karrierë ku është shumë afër t’i bashkohet Real Madridit.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Reali zyrtarisht ka dërguar ofertën në kampin e lojtarit anglez dhe thuhet se marrëveshja është drejt finalizimit.

Alexander-Arnold, kujtojmë se është produkt i akademisë së Liverpoolit ku kishte bashkuar nga viti 2004.

Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2016, ku tashmë është shndërruar në një mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, ku bëri 342 paraqitje dhe shënoi 22 gola dhe bëri 87 asistime.



Read it all at Bota Sot