Liverpool lë me gojë hapur Bayernin

- Bota Sot

Liverpool lë me gojë hapur Bayernin

Harry Kane po mendon largimin nga Bayern. Edhe pse sulmuesi anglez ka shkëlqyer në kampionatin gjerman, duke shënuar gola dhe duke vendosur rekorde, ende e ka një ëndërr në sirtar.

Nëse rikthehet në Premier League, Kane mund të vendosë rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit anglez. Kjo e emocionon dhe ofertat e para kanë ardhur.

Liverpool është gati të shesë Darwin Nunez për të rikthyer sulmuesin e Anglisë në Premier League. “The Reds” do të investojnë rreth 90 mln euro për këtë operacion.

Bayern nuk ka interes për ta shitur sulmuesin, por kjo shifër mund ta nxisë të mendohet dy herë, sepse në korrik Kane do të jetë 32 vjeç. Rendimenti i tij do të jetë vetëm në ulje dhe në vitet e mëtejshme nuk ka shans të përfitojë një kontratë të majme.

Në Gjermani, ndërkohë, kanë nisur të përmenden emrat e parë që Bayern po ndjek në merkato për sulmin. Jonathan Burkardt (Mainz) dhe Nick Woltemade (Stuttgart) janë objektivat e momentit.

Woltemade deri tani konsiderohet opsion më interesant, edhe pse jo si pasues direkt i Kane, por si sulmues i dytë. 23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 24 paraqitje.



Read it all at Bota Sot