Stafi mjekësor i Papa Françeskut mendonte ta ndërpriste trajtimin për të lejuar vdekjen e tij

- Bota Sot

Stafi mjekësor i Papa Françeskut mendonte ta ndërpriste trajtimin për të lejuar vdekjen e tij

Stafi mjekësor që kujdeset për Papa Françeskun ka konsideruar ndalimin e trajtimit të tij për ti lejuar të vdesë, sipas mjekut kryesor, pasi 88-vjeçari u shtrua në spital me një sëmundje të gjatë respiratore.

Profesori Sergio Alfieri tregoi se momenti më kritik ka qenë më 28 shkurt, kur Papa pati një krizë frymëmarrjeje dhe gëlltiti të vjellat e tij.

“Duhet të zgjidhnim nëse të ndalonim dhe ta lironim të shkonte ose të vazhdonim me trajtimin duke rrezikuar dëmtimin e organeve të tjera”, tha Alfieri. Ai theksoi se vendimi për të vazhduar me trajtimin u mor nga infermieri i Papës, Massimiliano Strappetti.

Papa u kthye në rezidencën e tij më 23 mars pas 38 ditësh spitalizim, shkruan CNN News. Ai ka kaluar disa kriza frymëmarrjeje gjatë qëndrimit në spital, disa prej të cilave ishin rrezik për jetën. Papa ka vendosur të ketë një nivel të lartë trajtimi për fizioterapi mobiliteti dhe frymëmarrje, duke përfshirë terapi oksigjeni dhe kujdes mjekësor 24 orë, transmeton KosovaPress.

Ai ka shprehur vendosmërinë për të u rikuperuar dhe do të kthehet gradualisht në detyrat e tij.



Read it all at Bota Sot