Ednaldo Rodriges është rizgjedhur si president i CBF. Ai do të qëndrojë në krye të Konfederatës Braziliane të Futbollit deri në vitin 2030. Rizgjedhja e tij vjen pasi Ronaldo Fenomeni, tërhoqi kandidaturën, duke e lënë atë si kandidatin e vetëm.
Ednaldo Rodrigues është rizgjedhur unanimisht president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) edhe për katër vitet e ardhshme, duke e zgjatur mandatin e tij deri në vitin 2030. Rizgjedhja e tij vjen pasi Ronaldo Fenomeni, tërhoqi kandidaturën, duke e lënë atë si kandidatin e vetëm.
Pas rizgjedhjes në krye të institucionit më të lartë të futbollit brazilian Rodrigez u shpreh: “Qëllimi ynë është të përmirësojmë futbollin brazilian, duke promovuar pastërtinë e tij, duke adresuar përfshirjen sociale në luftën kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit”.
Me të gjitha sfidat me të cilat u përballëm, ia arritëm qëllimit. Për disa përmirësimet ishin më të dukshme, për të tjerë më pak. Por nuk ka asnjë dyshim se përmirësime u bënë”.
Zgjedhjet ishin praktikisht unanime me mbështetjen e të gjithë Serisë A dhe Serisë B braziliane dhe 27 federatave shtetërore.